Organizata Botërore e Meteorologjisë ka paralajmëruar ditën e sotme se pandemia e koornavirusit do të rrisë rreziqet e sëmundjeve që lidhen me valën e të nxehtit. Dhe sipas tyre ky vit është një nga vitet më të nxehta i regjistruar ndonjëherë
Vera që po afrohet në hemisferën veriore pritet të shënojë një rekord të ri përsa i përket nxehtësisë. Ne aktualisht po jetojmë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë tha zëdhënësja e OMO Clare Nullis Kapp, në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë
Po ashtu Organizata Botërore Meteorologjike u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të botës që të përgatisin plane për ti mbajtur njerëzit të sigurtë gjatë valëve të nxehtësisë pa përhapur koronavirusin e ri