Në një dalje në rrjetet sociale, të cilën e ka cilësuar të fundit kushtuar luftës me armikun e padukshëm COVID-19, Kryeministri Rama ka shpjeguar ndër të tjera, se prej datës 1 Qershor do të jemi të hapur, por pa harruar kujdesin ndaj sëmundjes.

“Të hënën më 1 Qershor do të hapim kopshtet dhe çerdhet. Kufijtë tokësorë të vendit, qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe natyrisht edhe plazhet do të jenë të hapur. Por nuk do të lejojmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve të vendosë çadra e shezllongë në hapësirën ranore pa aplikimin e posaçëm që do të dalë këto ditë. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra dhe fundjava e fundit e kalimit kufitar përtej çdo zone. Detajet e fundit të premten, kur të dalë nga Ministria” u shpreh Rama./Opinion.al