I palodhur në rrjete sociale dhe në terren, të gjithë e dinë lidhjen e ngushtë të zv.kryeministrit Erion Braçe me zonën e tij elektorale.
Por si për çudi të të gjithëve, në takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në një nga fermat më të mëdha të mbarshtimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit të kësaj zone, Braçe nuk u pa askund.
Shefi i qeverisë i kushtoi një vëmendje të madhe për gati 15 minuta transmetim në ERTV, takimit, por Braçe nuk doli për asnjë moment në video.
Të ketë qenë vallë zgjedhja e tij? Apo ndërhyrja e zv.kryeministrit në shitjen me shumicë dhe pakicë të qepëve dhe patateve të zonës, të ketë irrituar Ramën? Në vend të Braçes, banorët e zonës kanë parë krah kryeministrit disa drejtorë zonalë.
Këtë askush s’mund ta thotë me siguri…
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2668786296776486/