Gjatë natës është mbytur në liqenin e Shkodrës peshkatari Sulejman Sylja. Burime për eetimes bëjnë me dije se 67 vjeçari kishte dalë për të peshkuar, por nuk ishte kthyer më në banesën tij.

Trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në liqen. Ndërkohë familjarët kishin denoncuar rastin në polici.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen.