Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë padinë e Besnik Canit ish anëtarit të KLP të shkarkuar nga Vettingu ndaj gjyqtarit të pezulluar të KPA, Luan Dacit
Cani pas shkarkimit të KPA paditi në Gjykatën Kushtetuese Luan Dacin dhe Artan Hajdarin duke pretenduar se ishin emëruar anëtarë të trupës gjykuese në KPA në kundërshtim të Kushtetutës.
Luan Daci është pezulluar pasi po hetohet për falsifikim dokumentash nga SPAK dhe nuk kryen dot detyrën e tij ndërkohë ai ka qenë pjesë e dhjetra proceseve në KPA për shkarkimin apo konfirmimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
(BalkanWeb)