Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.27. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, nga 20 mostrat e marra me dt. 26 Maj rezultojne të gjitha negativ.

Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon në 120.
Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik.Vazhdon të ndiqet procesi mësimor nga NJVKSH në 37 shkollat e mesme në 5 bashkitë e Qarkut Shkoder, duke zbatuar rregullat e distancimit dhe kontrollit mjeksor. Sot janë dërguar 30 mostra për tu dërguar në Tr për ekzaminim.

NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Kane vijuar kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në 7 subjektet e sherbimit tregtar, ku nuk u konstatuan probleme.

bNJVKSH, Malësi e Madhe. Informohemi se nuk kemi asnjë rast covid-19.
Nuk ka raste të reja covid 19 Nr recetave mbi moshën 65 vjec-128, pensioniste, prej të cilave 24 të derguara në shtëpi.

Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për shtetasit që jane futur ne terrritorin e RSH, po vetëkarantinohen në shtëpite e tyre, rreth 15 persona të cilet po monitorohen nga NJVKSH, nuk paraqesin probleme shendetesore.
Në zbatim të Urdhërit të përbashket për vetkarantinimin, sot kanë hyre në pikën e kalimit Hani Hotit, rreth 41 persona të cilët do vetkarantinohen pranë shtepive të tyre, nuk jane banore te M.Madhe. Janë njoftuar NJVKSH perkatëse për ndjekjen e vetkarantinimit të tyre.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 63 pacientë. Dyshohet për 2 raste covid – 19 të cilit ju morën mostrat dhe janë dërguar në ISHP.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e subjekteve të cilet nuk janë lejuar të hapen në këtë fundjave sipas urdherit te KM. Aktualisht situata e rendit në të gjithë territorin e Qarkut është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.27 Maj 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë: B Shkoder jane mbeshtetur 10 familje me pako ushqimore nga Fondacioni MIQESIA. B.Vau Dejes, janë mbështetur 46 familje me pako ushqimore falas nga Bashkia . B.M.Madhe, 128 familje me pako te rimbursueshme mjekesore.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.