Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade ka qënë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “A Show” ku edhe ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në fjalën e saj, Dade u shpreh e zhgënjyer nga kryebashkiaku Erion Veliaj, duke thënë për të se besonte se ai mund të ishte një alternativë për PS, por me prishjen e godinës ishte bindur se ai thjesht ishte një mbështetës i flaktë i Ramës.
Dade foli edhe për dhunën e ushtruar nga Policia, duke e dënuar atë. Megjithatë ajo nuk ngurroi që ta cilësonte si obsesion vendimin e Ramës për prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të 17 majit.
“Unë nuk besoja që do të arrinim në këtë akt final. Kam qënë në kontake me “Europa Nosta”. I kisha thënë se nuk besoj të arrijmë deri atje. Duke pasur një lloj besimi tek kryetari i Bashkisë. Kam pasur shumë dëshirë ta shoh si alternativë si PS. Nuk është alternativë por mbështetës i flaktë i Edi Ramës. Që të bësh karrierë në politikë, kanë një farë përvojë me Mjaft dhe G99, besoja që Erioni nuk do ti merrte përsipër kusuret e Edi Ramës. Nga vetë emri Teatër Kombëtar, ishte në autoritetit të ministrisë.
Nuk ka sesi një Teatër t’i përkasë Bashkisë. Është bërë akt i paprecedentë. Jam ndjerë shumë keq. Kur hap Tv dhe shoh dhunën, të cilën kryeministri e mohon, mu kujtua vetja ime që policia ka bërë masakër me liderët e opozitës. Të paktën të thotë edhe për elegancë që unë se kam parë por jo ta mohojë. Dhuna ishte evidente, nuk e mohoj. Dhuna bëri që PS të vinte në pushtet atëherë. Namik Dokle shkoi me album në Këshillin e Europës. Rama e ka pasur këtë obsesion për të shembur Teatrin u shpreh ajo.
Godina e Teatrit Kombëtar, ra më 17 maj në orët e para të mëngjesit. Të gjithë qytetarët e mbledhur për ta mbrojtur u larguan nga policia, ndërsa ngjarja ka shkaktuar protesta të njëpasnjëshme në vend. Tanimë Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka nisur një tur për të mbledhur vota, në mënyrë që godina të rindërtohet në vendin ku ishte dhe me të njëjtin projekt.
(k.m/dosja.al)