Ardhja pompoze e prefektit te komanduar Besford Lamallari zgjati jo me shume se dy jave. Ishte me shume nje levizje taktike per te kthyer prozhektoret e vemendjes se politikes drejt Shkodres e cila u konsiderua nga kryeministri nje bòmbe me sahat, e cila fatmiresisht nuk shpèrtheu , por jo per merite te Lamallarit .
Por nuk zgjati as shume show publik i prefektit te ri dhe energjik i cili nuk beri asgje me shume se ish prefekti Cesk Millja e per me teper tashme Prefektura i ngjan nje institucioni fantazem.
Kur jemi ne prag te sezonit turistik i cili pritet te nis me date 1 qershor , prefekti i ri ka marre arratine dhe as nuk duket ne Shkoder duke e konsideruar shown te mbyllur dhe qellimin te permbushur, nderkohe qe nuk ka asnje takim apo mase te marre ne kuader te ketij sezoni qe kete vit ka me shume nevoje per udhezime dhe informacio per shkak te situates te pazakonte qe vendi kaloi.
Keto lojra politike me emerime dhe shkarkime nuk duhet shume mend te kuptohet se jane ne dem te zhvillimit te qendrueshem te Shkodres.