Pas hapjes së lokaleve që kanë qëndruar të bllokuar për më shumë se dy muaj për shkak të COVID 19 , masat strikte të vendosura dhe kufizimi i orarit ka ndikuar shumë tek këto biznese. Ndalimi i mbrëmjeve festive për të shmangur grumbullimet i dëmton, pasi gjiron më të madhe e bëjnë pas orës 21 00 të darkës.

Denis Bashli pronar i një lokali nate në Shkodër dhe Mirsad Çuliq menaxher i një lokali tjetër shprehen se e kanë të pamundur të rikuperojnë dëmët e shkaktuara gjatë peridhës së mbylljes për aq kohë sa ka një orar të kufizuar për klientët

Pronarët dhe menaxherët e lokaleve shpresojnë që kjo situatë të kalojë sa më parë dhe të gjithë ti kthehen jetës normale pa kufizime të orareve.

Menaxheri Mirsad Çuliq tregon se mbyllja e kufinjve për shkak të COVID-19 ka ndikuar negativisht edhe tek klientela nga turistët e huaj që ka patur

Shkodra vazhdon të mbetet një zonë e kuqe, ndaj kjo ka bërë që bizneset të ushtrojnë aktivitetin e tyre me masa dhe kufizime të vendosura nga qeveria pa e ditur se kur mund të vijë normaliteti i plotë që vazhdon të shkaktojë dëme ekonomike Star plus