Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mbrëmjen e djeshme një episod që ka pasur kohë më parë me kryeministrin Edi Rama. Në emisionin Opinion, Meta ka treguar se teksa çonte vajzën në aeroport Rama i ka kërkuar të takoheshin sepse kishte diçka urgjente.
E lashë vajzën rrugëve dhe shkova, tha Meta, duke treguar se në takimet dhe ushtrimin e kompetencave si President ka qenë gjithmonë korrekt.
Më ka kërkuar, kam qenë duke çuar vajzën në aeroport. I thash e ke urgjente, më tha po. E lashë vajzën rrugëve dhe shkova se jam president, deklaroi Meta. Më tej, kreu i shtetit tha se dialogun me Ramën dhe Qeverinë e ka bërë gjithmonë në rrugë institucionale dhe nuk i trembet asnjë përballje me argumenta ligjore të të gjitha qendrimeve të tij.
Në studion e emisionit Opinion, Meta tha se Rama po kryen veprime për destabilim të vendit, siç ishte shembja e Teatrit Kombëtar, pasi punon për interesa të një lobi serb në Uashington, SHBA.
Lobit të fuqizuar pro-serb në Uashington i intereson destabilizimi i Shqipërisë dhe Edi Rama po i shërben interesave të tij. Unë këtë e them me bindje, deklaroi Meta.
Lobi serb dhe ai pro rus ne Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumenta që do i bëj publike në kohën e duhur. SMS qe u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohen e duhur, tha Meta.