Rreth 10 ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, bashkë me familjen e saj, u fotografua në fundjavë në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa referuar urdhërave të Komitetit Teknik, nuk lejohet frekuentimi i plazheve nga qytetarët
Madje shpeshherë janë raportuar raste kur policia ka zbarkuar në bregdet duke mos lejuar qytetarët të bëjnë plazh, edhe pse nga epidemiologë dhe infeksionistë, është pohuar se uji i detit dhe dielli e shkatërrojnë virusin brenda pak sekondash dhe rrèzikshmëria e infektimit pothuajse është zero
E ndërsa qytetarët privohen për të bërë plazh, duket se urdhërat e Komitetit Teknik, që më pas publikohen nga Kryeministri Edi Rama, nuk merren seriozisht nga vetë drejtuesit e Rilindjes. Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili bashkë me familjen ka zgjedhur të shkojë fundjavën e kaluar në plazh.
Po këtë kryetarin e emëruar të Gjirokastrës, Flamur Golemin, do ta gjobitës për shkelje të urdhërit tënd të djeshëm zoti Kryeministër Dje ia nxive jetën miletit, ndërsa kryetari i emëruar i Gjirokastrës nxiu lëkurën e tij në plazhin e Sarandës, pranë hotel Apollonia sëbashku me familjen e tij. Shkurt fare: Dëgjoni çfarë them unë, por mos veproni si bëj unë shkruan Skuqi duke publikuar foton e mëposhtme.