Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili është pezulluar tashmë nga detyra e tij, për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh, që prej fillimit të procesit të vettingut ka qenë në total pjesë e 84 proceseve gjyqësore për gjyqtarë dhe prokurorë.

38 prej të cilëve janë tashmë vendimi të formës së prerë, dhe që janë kryesisht shkarkime nga detyra të gjyqtarëve apo prokurorëve, mund të rrisin pretendimet se procesi ndaj tyre ka mangësi, me Dacin që ka qenë vetë në shkelje të ligjit.

Si pjesë e trupës gjykuese, Luan Daci, ka qenë pjesë e vendimeve për emra të njohur të drejtësisë, të cilët janë sot jashtë sistemit, si Bashkim Dedja, ish-kryetar i Kushtetueses, apo Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, një numër prej 46 proceseve në KPA, të cilat kanë pjesë të trupës gjykuese gjyqtarin Luan Daci, dhe që janë në gjykim apo presin të fillojnë gjykimin, janë ngrirë, deri në momentin e marrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për akuzat ndaj gjyqtarit.

Lista e plotë e 38 vendimeve ku ka qenë pjesë e trupit gjykues Luan Daci: Mirela Fana, Adriatik Llalla, Sulejman Tola, Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva, Fatmir Hoxha, Altin Xhoxhaj, Edmond Islamaj, Bashkim Dedja, Luan Kaloçi, Gentian Trenova, Alma Brati, Astrit Faqolli, Antoneta Sevdari, Adriatik Cama, Rovena Gashi, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori, Gani Dizdari, Bledar Abdullai, Elsion Sadiku, Artan Broci, Gentjan Medja, Nertina Kosova, Bujar Hoti, Artur Malaj, Valbona Bala, Ahmet Jangulli, Sotiraq Lubonja, Arben Dollapaj, Alma Liçaj, Ramadan Troci, Entela Prifti, Artur Ylli, Arben Selmani, Fatos Qato, Izet Kadana dhe Besnik Cani.

Lista e plotë e 46 çështjeve që ngrijnë për shkak se Luan Daci është pjesë e këtyre proceseve gjyqësore: Alma Kolgjeka, Agron Valva, Arben Zefi, Alfred Gjoni, Ana Gollosha, Genci Sinjari, Artan Bajrami, Donika Prela, Hysni Demiraj, Drita Peka, Arqile Koça, Fatmir Lushi, Çlirim Shahini, Irma Balli, Edison Ademi, Dritan Seci, Albina Spaha, Ferdinand Elezi, Roland Jaupaj, Aleksandër Muskaj, Idriz Mulkurti, Evelina Qirjako, Eugen Beci, Shkëlzen Cena, Manjola Kajana, Enkelejdi Hajro, Kastriot Selita, Gurali Brahimllari, Arben Pasho, Ramiz Lala, Regleta Panajoti, Petrit Cano, Alfred Agolli, Artan Madani, Adrian Ylli, Elvin Gokaj, Ilir Mustafaj, Hysni Vata, Luan Hasnezi, Dhurata Haveri, Përparim Kulluri, Brunilda Malo, Astrit Haxhialushi, Arben Vrioni, Agim Bendo, Marjana Velçani.

Anëtari i KPA-së, Daci u pezullua me vendim gjykate pasi kishte fshehur shkarkimin në vitin 1997, gjyqtare është Danjela Shirka. Daci i cili ka pasur në dorë dhjetra çështje gjyqtarësh dhe prokurorësh, duket se ka pasur dhe vetë probleme të shumta me dokumentet e tij, dhe për këtë ka nisur një hetim ndaj tij nga SPAK (E.K/Faxweb.al)