Kryeministri Edi Rama në një dalje live në Facebook ka folur për masat anti-Covid që duhet të respektojnë shqiptarët nga nesër.
Rama deklaron se pas 1 qershorit do ketë lehtësim masiv të masave shtrënguese anti-Covid. Rama tha se Shqipëria është hapur më shumë se çdo vend tjetër.
Kryeministri shtoi se suksesi i qeverisë së tij në luftën kundër koronavirusit do të shkruhet në librat e historisë.