Rëndom në jetën e përditshme abuzohet me cilësinë dhe mënyrën se si ndërtohet dhe si funksionon marrëdhënia nuse vjehrrë. Kemi të bëjmë me ndërlidhjen midis dy njerëzve të ndryshëm. Të grupmoshave të ndryshme, të botëkuptimeve të ndryshme dhe të interesave të ndryshëm, por subjekti që i bashkon në fund mbetet i njëjtë. Për njërën është djali dhe për tjetrën është bashkëshorti.
Më poshtë do të shohim disa prej rasteve tipike që shkaktojnë konfliktin nuse vjehrrë, duke dhënë disa këshilla orientuese, pavarësisht se shumëçka varet nga rrethanat konkrete, nga individët, nga niveli shoqëror e intelektual dhe të tjera si këto
TAKIMI Imazhi që vjehrra ka në kokë për nusen e ardhshme të djalit nuk përputhet me gruan që i shfaqet para syve, kur djali ia prezanton. Ajo nuk nguroi të më thoshte djali im më parë ka pasur partnere më të bukura se ti tregon Johana, 28 vjeç, prej dy vitesh e martuar
Vjehrra dhe nusja përballen për herë të parë në një situatë jo të favorshme. Nëna nuk është dakord me zgjedhjen e djalit dhe ia jep këtë mesazh nuses kjo mund të shprehet edhe me mënyra të tjera joverbal. Menjëherë ndërtohet një barrierë dhe nxiten konfliktet e drejtpërdrejta. Është aftësia individuale e secilit prej nesh për ti dhënë një zgjidhje të dobishme situatës
Kemi përballë një vjehrrë të pakënaqur qysh në momentin e parë: Për nuset Mos prisni që të jeni e mirëpritur krahëhapur nga familja e njeriut që ju dashuroni, menjëherë sa takoheni. Mospërputhshmëria mes asaj që ata presin dhe asaj që ata janë, ka gjasa që të përmbyset me kohën. Pra, jepini kohë vetes, por edhe të tjerëve, për tju njohur. Me durim mund të shihni se mendimi i vjehrrës për ju mund të ndryshojë. Komunikimi mund të ketë vlerë. Nëse një mendim i vjehrrës suaj ju ka bërë të ndiheni keq, thojani asaj. Jini e kujdesshme në mënyrën se si bashkëbisedoni. Shmangni arrogancën, edhe pse diçka ju ka lënduar. Ndoshta iu ndihmon Ajo është nëna e njeriut që ju dashuroni
Nusja nuk është edhe aq tradicionale, siç dikur në kohën e saj vjehrra ka qenë. Dikur Arbeni bënte më shumë vizita nëpër shtëpitë e tyre, për ditëlindje apo për Vit të Ri, por edhe pa ndonjë shkak. Qysh kur jeni martuar, sikur spo bëni më vizita, më tha ime vjehrrë, duke dashur të më bëjë fajtore për këtë shkëputje me njerëzit e fisit. Ajo nuk e ka të lehtë të kuptojë se jemi gjithë ditën në punë dhe skemi shumë kohë , thotë Adriana. Kohët kanë ndryshuar dhe marrëdhëniet midis njerëzve kanë marrë një formë tjetër. Jeta dinamike, me shumë angazhime dhe detyra, na ka larguar nga takimet e shpeshta jo vetëm mes miqsh, por edhe me familjarët tanë. Pikërisht një fenomen i tillë vë në konflikt prindërit me fëmijët. E sigurisht, nuset me vjehrrat
COMMENTS
Rëndom në jetën e përditshme abuzohet me cilësinë dhe mënyrën se si ndërtohet dhe si funksionon marrëdhënia nuse vjehrrë. Kemi të bëjmë me ndërlidhjen midis dy njerëzve të ndryshëm. Të grupmoshave të ndryshme, të botëkuptimeve të ndryshme dhe të interesave të ndryshëm, por subjekti që i bashkon në fund mbetet i njëjtë. Për njërën është djali dhe për tjetrën është bashkëshorti. Më poshtë do të shohim disa prej rasteve tipike që shkaktojnë konfliktin nuse-vjehrrë, duke dhënë disa këshilla orientuese, pavarësisht se shumëçka varet nga rrethanat konkrete, nga individët, nga niveli shoqëror e intelektual dhe të tjera si këto
Nusja nuk është edhe aq tradicionale, siç dikur në kohën e saj vjehrra ka qenë. Dikur Arbeni bënte më shumë vizita nëpër shtëpitë e tyre, për ditëlindje apo për Vit të Ri, por edhe pa ndonjë shkak. Qysh kur jeni martuar, sikur s’po bëni më vizita më tha ime vjehrrë, duke dashur të më bëjë fajtore për këtë shkëputje me njerëzit e fisit.
Ajo nuk e ka të lehtë të kuptojë se jemi gjithë ditën në punë dhe s’kemi shumë kohë thotë Adriana. Kohët kanë ndryshuar dhe marrëdhëniet midis njerëzve kanë marrë një formë tjetër. Jeta dinamike, me shumë angazhime dhe detyra, na ka larguar nga takimet e shpeshta jo vetëm mes miqsh, por edhe me familjarët tanë. Pikërisht një fenomen i tillë vë në konflikt prindërit me fëmijët. E sigurisht, nuset me vjehrrat
Për nuset Përpiquni të kuptoni se vjehrrat s’e kanë të lehtë të ndryshojnë, sidomos kur janë të moshuara dhe diferenca e viteve me ju është shumë e madhe. Por kjo nuk do të thotë ti merrni gjithnjë në konsideratë çfarë thotë ajo. Shpjegojani me qetësi situatën në të cilën ju jetoni dhe ndryshimin me situatën në të cilën ka jetuar ajo
Për vjehrrat Jepini përparësi mirëqenies së familjes së djalit tuaj. Jini më realiste për jetën e ngarkuar që jetojmë. Për përgjegjësitë familjare, angazhimet profesionale dhe kujdesin ndaj fëmijëve të vegjël. Kjo shkëputje me njerëzit nuk është e qëllimshme. E sidomos, kjo shkëputje nuk vjen enkas nga nusja e djalit tuaj. Mundet të jetë pikërisht djali juaj neglizhenti, për shkak të mbingarkesës jetësore
Vjehrra, e cila është mësuar të kujdeset deri në detajet më të imta të pamjes së të birit, tani zëvendësohet nga nusja. E dëgjova krejt rastësisht t’i thoshte tim shoqi kjo këmishë me vija nuk të shkon aspak. Dikur visheshe me bukur thotë Eleonora, 35 vjeç, prej 6 muajsh e fejuar. Rëndom pas martesës, bashkëshortja është rregullatorja kryesore e imazhit të të shoqit. Nuk është e pazakonshme që ajo të fillojë ti përpunojë pamjen e jashtme atij, duke i sugjeruar jo vetëm veshje të reja, por dhe një stil të ri të veshjes. Ky ndryshim mund të bjerë ndesh me atë që nëna ka krijuar në vite, ose së paku është mësuar të shohë
Prandaj ndodh që ajo të reagojë. Është një lloj konkurrence që vendoset midis vjehrrës dhe nuses së djalit. Manifestimi i ndjenjave dhe reagimi i nënës është i qartë dhe demotivues në sytë e nuses. Një rast i ngjashëm Nusja preferon të mbajë çizme edhe në sezonin e verës, se kështu është moda e viteve të fundit
U ndjeva ngushtë kur ime vjehrrë një ditë, teksa shkoja në punë, më tha Sa të çuditshëm jeni ju të rinjtë e sotëm. Mendo për higjienën tënde. Në këto ditë të nxehta, si i duron ato çizme të gjata rrëfen Adela. Sa e vështirë është të mirëkuptojmë preferencat dhe botëkuptimet e brezave të ndryshëm. Përshtatja është çelësi i suksesit të marrëdhënies midis dy zonjave, e jo vetëm në këtë marrëdhënie. Një kontradiktë e tillë ekziston edhe midis prindërve e fëmijëve, pse jo edhe midis miqsh në varësi të shijeve
Nusja është një person aktiv që ka një profesion, ndërsa vjehrra është një grua pasive që sheh telenovela dhe pi kafe me shoqet e moshës së saj. Kisha shkuar për një vizitë kortezie tek ime vjehrrë dhe ajo filloi të më tregonte për personazhet e telenovelës së saj të preferuar. Por e shprehu haptas inatin me mua, kur vuri re se nuk po e ndiqja në bisedë dhe se nuk i njihja ato personazhe
Elida, 40 vjeç, nuk e kish pasur aq të lehtë të bënte një shkëputje totale nga shifrat e bilancit me të cilin ishte marrë atë ditë në zyrën e kontabilitetit që drejton Në fakt, mes saj dhe vjehrrës nuk ka ndonjë temë të përbashkët bisede. Kjo situatë na qartëson momentet tipike të përplasjes së interesave midis brezave. Një situatë e tillë nuk ndodh vetëm në marrëdhëniet nuse vjehrrë, por rëndom në realitetin tonë, qoftë edhe midis vajzës e nënës. E megjithatë, një inat i shprehur haptas për mosinteresimin e filmave që vjehrra sheh, është i panevojshëm
Ndihem e shfrytëzuar, shprehet Zana, 63 vjeç. Nusja më telefonon vetëm atëherë kur ka nevojë për një baby sitter, për tu kujdesur për mbesën time, kur ajo dëshiron të dalë vonë me tim bir ose me miqtë Jeta në çift ose në shoqëri duhet vazhduar, pavarësisht se të rinjtë janë bërë prindër. Jo vetëm është e lejueshme, por edhe këshillueshme që prindërit e rinj të kalojnë një natë në javë jashtë shtëpisë, duke ia lënë fëmijën një njeriu të besuar. E ky njeri i besuar ska pse të mos jetë vjehrra
Vjehrra nuk e duron dot faktin që nusja nuk e pyet për ti marrë këshilla të ndryshme mbi kuzhinën apo mënyrën se si duhet të kujdeset për fëmijën. e shpërfill përvojën e saj Epo këto nuset e sotme preferojmë më shumë t’u referohen librave, sesa të pyesin dikë që ia njeh hilet zanatit, i thoshte ime vjehrrë mikeshës së saj në telefon, tregon Amela
Menjëherë sa vihen në bashkëveprim nusja me vjehrrën në rolin e tyre si grua, si nënë dhe si bashkëshorte, evidentohen shenja të keqkuptimeve. Çdo grua dëshiron të meritojë vendin dhe respektin e duhur në familje, të jenë zonja shtëpie. Gruaja e moshuar, me ardhjen e nuses së re, ndjen se nuk gëzon të njëjtat të drejta si më parë. Nusja e re, nga ana tjetër, dëshiron të japë maksimumin në familjen e sapokrijuar sipas botëkuptimit të vet. Në të tilla raste kërkohet mirëkuptim dhe tolerancë