Policia e Shtetit ka sqaruar lajmet që kanë qarkulluar lidhur me fikjen e sistemit TIMS. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka pohuar lajmin duke u shprehur se TIMS nuk është dëmtuar por nuk ka punuar për disa orë pasi në zonë nuk ka pasur drita. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 majit, dhe situata i është kthyer normalitetit disa orë më vonë.

Megjithatë Policia nuk ka treguar se në cilën pikë kufitare ka ndodhur shkëputja e energjisë, edhe pse ka siguruar se nuk ka pasur asnjë problematikë dhe se nuk ka pasur as lëvizje personash.

Në datë 23.05.2020, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit. Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash shkruhet ndër të tjera në njoftim.