Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se nga muaji tetor deri në mars, të dielat do të jenë pa makina.
Me anë të një statusi në Instagram, Bombaj shprehu shqetësimin e saj lidhur me vijimësinë e bizneseve. Ajo i ka bërë disa pyetje kryeministrit të vendit duke i kërkuar edhe një përgjigje
Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: këto restorantët që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujë, plehun, leshin dhe preshin??? Dua një përgjigje faleminderit për mirëkuptimin shkruan ajo.