Sot është Dita Ndërkombëtare që i dedikohet Fëmijëve të Zhdùkur. Edhe këtë vit, familjet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë nuk janë bashkuar me fëmijët e tyre, adresa e të cilëve nuk dihet.

Mes tyre janë edhe tre fëmijë shqiptarë, të zhdùkur prej 10 vitesh të cilët po kërkohen vazhdimisht, por nuk dihet ende se ku ndodhen. Njëra është Bleona Mata, për cështjen e të cilës ka patur shumë akuza ndaj prindërve dhe familjarëve që mendohet të kenë gisht në zhdùkjen e së miturës.

“Bleona është zhdùkur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm, shkruhet në portalin botëror për Bleonën.

Edhe Julian Cela, i cili këtë vit do të mbushë 18 vjec dhe është zhdùkur më 30 nëntor 2012 në rrethana ende të paditura. Edhe Matteo Bejaj rezulton i zhdùkur që nga 16 korriku i vitit 2011 nga fshati Fitore në Vlorë.