Transplantimi i parë i zemrës që është kryer mbrëmë në Klinikën për Kirurgji Kardiake Shtetërore është i suksesshëm, njoftoi në Facebook ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.
Transplantimi ishte i suksesshëm Ky është një sukses i madh për shëndetësinë në Maqedoni. Urime për të gjithë kolegët, ka shkruar Filipçe, transmeton Alsat.
Transplantimi i parë i zemrës kadaverike, pra një transplantim nga një donator i vdèkur, është realizuar nga një ekip prej tre kardiokirurgëve dhe një anesteziologu. Pjesë e ekipit nën drejtimin e prof Dr Sashko Jovev, janë edhe Dr Zhan Mitrev, Dr Aleksandar Nikoliç dhe anesteziolog Dr Maja Mojsova