Problemet nuk kane fund tek ekipi i Vllaznise. Skuadra bojkoton stervitjen, shkak mos marrja e pagave prej 4 muajsh. Lojtaret nuk kane pranuar te dalin ne stervitjen e parashikuar pasdreken e kesaj te enjte nen urdherat e teknikut Jonuz. As nderhyrja e administratorit Lici nuk arriti te zgjidhe problemin ne fjale, lojtaret pasi kane debatuar me administratorin kane vendosur te bojkotojne stervitjen ne nje afat te pacaktuar.


Nga ana tjeter administratori Lici shprehet se kjo nuk eshte problematike e re, pasi ne jemi te detyruar te zbatojme ligjet. Nuk jane miratuar financat, pasi buxheti eshte i bllokuar per ne. Gjendja e pandemise ka bere te veten. Ne nuk mund te paguajme nje pune te pa bere. Ja bera te qarte lojtareve

Lici tha se Ata duan pagat shkurt, mars prill, por sic dihet kane marre nje page nga FSHF. Besoj qe ne ditet ne vijim do ta zgjidhim.

Per mediat kapiteni Gilman Lika u shpreh se Lojtareve jabanxhinj nuk marrin as ushqimin, jemi ne situate kritike


Nderkohe Lika tha Ekipi nuk ka marre prej Janarit pagat, pra kemi 4 muaj pa marre leket. Ne mund te pranojme edhe nje page minimale, por kerkojme nje zgjidhje ne kete drejtim. Ne mendojme qe duhet me e zgjidh, sepse ne na thojne e ka keshilli bashkiak. Keta mund te kene lufte politike mes tyre, por cfare pune kemi ne. Ne duam pagat