Pavarësisht një rasti pozitiv të konfirmuar një ditë më parë, Shkodra vazhdon ti rezitojë infektimit të mëtejshëm nga COVID19

Nga 27 mostrat e dërguara në Tiranë ditën e mërkurë, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus duke bërë që në 24 orët e fundit të kemi një bilanc pozitiv nga situata e krijuar. Pjesa më e madhe e rasteve të testuara janë kontakte të gruas së infektuar në lagjen Kiras

Deri më tani, numri I të prekurve është 117 ndërkohë që raste aktive janë vetëm 10 prej tyre. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe katër persona të tjerë, duke bërë që numri në total të jetë 110 të shëruar në të gjithë qarkun.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë vetëm një pacient vazhdon të jetë I shtruar në terapi intensive në spitalin “COVID” në Tiranë ndërkohë që nëntë personat e tjerë janë të vetëizoluar në banesa

Prej shfaqjes së virusit në muajin mars dhe deri tani, në të fjithë qarkun janë bërë më shumë se 1200 testime tek qytetarë të ndryshëm. Ndërkohë, mjekët e familjes në qendra shëndetësore kontaktojnë me telefon pensionistët dhe çdo person që nuk ka mundësi levizje apo është i vetmuar po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi, për të evituar kështu ekspozimin në rrugë dhe infektimin e mundshëm me koronavirus