Teksa po zhvillohej protesta e dytë kombëtare e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e gjithë vëmendja mediatike ishte fokusuar, një ngjarje skandaloze ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, me protagonistë policët e Lleshit.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania një tjetër episod dhune të ndërmarrë nga Policia e Lleshit, e cila duket se ka vendosur të terrorizojë qytetarët.

Siç shihet dhe në video, dy policët godasin me shpulla një drejtues mjeti që kanë ndaluar.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, qytetari ishte duke udhëtuar me familjen e tij, por nuk dihen arsyet se pse ai u ndalua.