Në një fjalim të tensionuar gjatë gjithë kohës, Edi Rama në Kuvend e ka harruar dashurinë me Metën dhe njeriun e mirë Budina, dhe i ka futur në një thes të dy me ákuzat e tij. Metës i kujtoi shtëpitë në det dhe në fshat, ndërsa vëllezërit Budina i ka quajtur komunistë, që bënin gjithçka për të qenë në skenë gjatë diktaturës.

Këtu në këtë vend korruptohen të gjithë, edhe nëse quhesh Robert Ndrenika, që e planifikuamn të gjithë se bashku me plakun dhe me komedianin në zyrën e presidencës. Këta janë ata që duan tiu shpëtojnë nga ne gjakpirësit, të kesh një shtëpi që e ndërton vetë, se kështu ta ka qejfi në një Katund, e të tjerët kanë shtëpi me nga katër kate, je në sarajet e krimit

Të shplashë teatrin nga lart poshtë e nga poshtë lart, sa në breg e sa në kodër, je në barrikadën e rezistencës së një lufte finale të revolucioni, dhe është shumë e thjeshtë, shihini dhe thoni ky që flet kush është. Teatrin e duan, se larg qoftë të them unë që plaku dixhital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur. Luli është një aktor i lindur, të them unë që nuk do tetarin Ilir Meta, si mund ta them këtë

Ai është gati të vendosë ballin në Kushtetutë e të bëhet njësh me shqiponjën e të shfaqet mbi një mal të lartë, me Çim Pekën si çantë dhe të na turret të na hajë mëlçinë. Lere pastaj një Budinë e madh edhe një Budinë e vogël, aktorë që pas fjalimit turren të përqafojnë Lulin, këta janë ta pavarur. Për herë të parë kanë informacione sepse po i sheh Luli

Këta të infiltruar ishin futur në partinë e punës si diversantë, kërkonin skenën, nuk kishte skenë në atë kohë, ajo ishte skena. Këto vlejnë për t’i thënë njerëzve shihini kush janë këta artistë që flasin. Shyqyr që nuk qe nevoja ta kthenin dhe atë sallë në spital, se aty mund të kishin përballuar koronën ose pacientëve do ja kishin ngrënë veshin miu se ngrënia e veshit atje vjen si rezultat i bashkimit të minjve në revoltë. Në cilin vend në botë miu ishte njëso si artisti popullit? O do i hanin veshin ndonjë pacienti minjtë ose do i kapte ftoma nga nxehtësia, tha Rama