Pas dy muajsh në izolim shumica e shteteve të prekura nga koronavirusi kanë ndërmarrë masat lehtësuese të Covid-19 duke rihapur kufijtë dhe kanë hequr masat drastike të vendosura në fillim të majit.
Megjithatë teksa rastet e reja të Covid19 ende janë ende në nivele të larta ekziston frika e një vale të dytë të infektimit nga koronavirusi në Evropë. Dhe sipas drejtores së agjencisë së Bashkimit Evropian për këshillim të qeverive rreth kontrollimit të sëmundjeve, Andrea Ammon, thuhet se “vala e dytë” e koronavirusit nuk është më një teori
“Pyetja është se kur se sa e madhe, kjo është pyetja sipas qasjes sime” është shprehur Ammon, drejtore e Qendrës Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Ndër të tjera Ammon ka thënë për herë të parë për “The Guardian” që në momentin kur ka shpërthyer Covid19
Duke shikuar karakteristikat e virusit, duke shikuar atë që vjen tani nga disa shtete sa i përket imunitetit të popullit e që nuk është lajm shumë i gëzueshëm, në mes të 2 dhe 14 për qind, kjo lë ende 85 90 për qind të popullsisë të ekspozuar virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më shumë sesa në janar dhe shkurt Nuk dua të pikturoj diçka të vrazhdë, mirëpo mendoj se duhet të jemi realistë. Sepse tani nuk është koha për relaksim komplet ka thënë ajo