Joleza Koka, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike, se ishte e punësuar dhe si specialiste në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një reagim në Facebook, Koka thekson se do të hedhë në gjyq Mirela Karabinën, e cila i përmendi emrin në protestë, si e punësuar në MSH. Sipas Kokës, Karabina i ka prishur imazhin dhe do ta paditë atë për shpifje. Koka sqaron më tej se ka votuar me vetëdije të plotë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Po kështu ajo thekson se do të pasdisë edhe gazetarët që kanë bërë lajm me këtë informacion të pavërtetë.
“Dhe duke qene se besoj tek institucionet do e hedh ne gjyq per shpifje, demtim imazhi dhe nxitje urrejtje Zonjen Karabina, per ti dhene mundesi edhe asaj te paraqitet me nje avokat/e dhe te mbroj pozicionin e saj, pasi koha e gjyqeve publike, e marrjes se vendimeve me brohoritje neper sheshe ka mbaruar. Ka instrumenta ligjor, ka procedura per vendimarrjen, qe i lejojne cdo njeriu te paisur me pashaporte shqiptare te ushtroje lirite dhe detyrimet e veta.”, shprehet Koka ndër të tjera.
Reagimi i dytë:
Per ata qe nuk e dine, godina e Teatrit Kombetar ka sherbyer edhe per te zhvilluar gjyqet publike te komunizmit. E njejta shfaqje u zhvillua sot ne po te njejtin vend, nga ish ministria e Lulezim Bashes, Znj. Karabina, e cila nxiste protestuesit me gjuhe urrejtje duke hedhur balte dhe duke permendur emra njerezish njesoj sic benin dikur sherbetoret e regjimit komunist. Perpara se te bertisni ‘poshte diktatura’ duhet te mesoni, qe nuk e perseritni dot historine sepse kohet kane ndryshuar. Une i perkas nje brezi, qe beson tek demokracia, tek instiucionet, tek VOTA. Per kete arsye jam shume e pergjegjshme per te gjitha mometet, qe duhet te zgjidhja apo te zgjidhesha, kur duhet te miratoja apo te kundershtoja nje projekt vendim, ne parti apo ne Keshill Bashkiak. Mbaj pergjegjesi te plote per cdo mendim, qe kam ndar e per cdo vendim, qe kam marre. Dhe duke qene se besoj tek institucionet do e hedh ne gjyq per shpifje, demtim imazhi dhe nxitje urrejtje Zonjen Karabina, per ti dhene mundesi edhe asaj te paraqitet me nje avokat/e dhe te mbroj pozicionin e saj, pasi koha e gjyqeve publike, e marrjes se vendimeve me brohoritje neper sheshe ka mbaruar. Ka instrumenta ligjor, ka procedura per vendimarrjen, qe i lejojne cdo njeriu te paisur me pashaporte shqiptare te ushtroje lirite dhe detyrimet e veta.
Reagimi i parë:
Si cdo lajm, qe nga sulmi i koordinuar nga emisioni Stop deri tek ky i fundit, qe me kane shpallur specialiste investimesh ne Ministrine e Shendetesise JANE GENJESHTRA! Une deri tani nuk jam pergjigjur ose jam munduar ta kaloj me sportivitet pasi kur merr nje post publik merr persiper dhe kostot qe vijne me te.
Por sot kjo ndalon ketu, sepse une nuk punoj si specialiste dhe nuk kam per te punuar ndonje here ne shendetesi pasi nuk ka lidhje me profesionin tim.
Kushdo, qe ka marre mundimin te ulet e ta shkruaj kete artikull e ka patur shume te lehte te kontaktoj institucionet, te shikoj listat e te punesuarve e te bej verifikimet e nevojshme perpara publikimit te tij, por qartazi keto portale nuk e kane marre fare mundimin te bejne asnje gjysme telefonate, qe do te ishte minimum i detyrueshem i profesionalizmit te tyre. Kjo tregon, qe kushdo qe e ka ber kete artikull e ka ber me qellim denigrues dhe ka genjyer lexuesit e vet me dashje. Dhe kete sqarim po e bej sepse e kam te pamundur ti kthej pergjigje cdo sharjeje, mallkimi apo ironie te nxitur nga keto genjeshtra. Une do ti hedh ne gjyq si akt qytetar jo vetem per ti ndihmuar keta gazetare te rriten profesionalisht sepse mesa duket nuk eshte i mjaftueshem edukimi qe marrin neper shkolla, nese kane vajtur ndonje dite, por edhe per te bere diferencen mes gazetareve, qe bejne perdite punen e tyre me profesionalizem.
Në protestën e djeshme, ish-ministrja e Lulzim Bashës, Mirela Karabina lexoi emrat e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku i cilësoi ata si njerëz që përfitojnë nga pushteti duke kërkuar edhe poshtërimin e tyre publikisht. Mes emrave që përmendi ishte Joleza Koka.