Zëvendës ministrja e arsimit, Lorena Haxhiu ka hequr dorë nga posti i saj. Dosja.al mëson se Haxhiu ka dhënë dorëheqjen si zv/ministre në momentin që babai i saj ka rënë në prangat e policisë së Shtetit.
Dosja.al, raportoi e para se familja e Haxhiut, është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se i është ndaluar hyrja për në SHBA.
Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave
Pikërisht 52 vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.