Ulet sërish numri i personave të identifikuar me koronavirus në vendin tonë. Kështu, përgjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 5 raste të reja me COVID19

Mësohet se 3 raste kanë qenë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Ndërkohë numri në total i të prekurve ka shkuar në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije se rreth 80% e të prekurve me këtë virus janë të shëruar.