
Zëvendës ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, ministren e Kulturës, Elva Margariti. Ministrja, e ftuar në emisionin “Open” la të kuptonte se kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit
Pas kësaj deklarate Shkreli në një postim në Facebook, shkruan se Margariti ishte për mëshire dhe nuk duhet të dilte në televizion e të poshtërohej ashtu. Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu” shkruan Artan Shkreli.

Por kjo deklaratë kundër ministres ka qëndruar vetëm pak minuta, pasi Shkrelit “i kanë tërhequr veshin” dhe e ka fshirë me urgjencë