Myftinia Shkodër vazhdon shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore. Një sasi e konsiderueshme ëështë shpërndarë këtë radhë për anëtarët e shoqatës së para dhe tetra plegjikëve në Shkodër Kryetari i kësaj shoqate në Shkodër Saimir Beqiri falenderon Myftninë Shkodër për këto ndihma me ushqime

Anëtarët e kësaj shoqate që në Shkodër janë të shumtë në këtë kohë të pandemisë së COVID 19 kanë patur edhe më shumë probleme thotë kreu i shoqatës Beqiri pavarësisht ndihmës që ka ofruar aq sa ka patur mundësi kjo shoqatë

Para dhe tetra plegjikët në Shkodër vuajnë nga një sërë problemesh të ndryshme, që nga kushtet ekonomike dhe deri tek integrimi në shoqëri që ende nuk është ashtu siç do të dëshironin duke mos zbatuar shpesh herë edhe legjislacionin në fuqi