Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid19 13 raste të reja në Durrës, 1 në Shkodër dhe një në Tiranë.

Ndërkohë, brenda 24 orëve janë shëruar 16 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID19 në të gjithë vendin 964 qytetarë, prej tyre rreth 79% janë të shëruar

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale 13621 , Testime molekulare 12555, Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964, Raste të shëruara 758 , Raste Aktive 175 , Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon

Tiranë 57 ; Durrës 44 ; Krujë 33 ; Shkodër 15 ; Kamëz 10
Berat 10 ; Fier 3 ; Elbasan 1 ; Mirditë 1 ; Korçë 1