Për herë të parë Brisida Shehaj rrëfen largimin e saj nga Tatimet. E ftuar në emisionin Tempora të Sonila Meços, SHehaj thotë se arsyet se largimit të saj duhet ti tregojë vetë Kryeministri. Ndërsa pyetjes nëse është e penduar e Rilindjes Shehaj përgjigjet në këtë mënyrë
Brisida Shehaj: Deri në momentin e caktuar që idete e tua janë pjesë e një ekipi, deri në momentin që ti e gjen vetën pjesë të atij ekipi më pas largohesh. Mua nuk më largoj, nuk më hoqi njeri. Ishte një vendimarrje e imja për tu larguar sepse nuk e ndjeja më vetën pjesë të atij ekipi. Dorëheqja ime ka qenë një histori shumë e bukur por që nuk më takon mua ta them. Nuk preferoj të flas sidomos për diçka që ka ndodhur mes meje, Kryeministrit apo asaj pjesë të administratës. Në qoftë se do të dojë ndonjë ditë Kryeministri ti përgjigjet këtyre pyetjeve është i lirë nga unë ka leje të tregojë të gjithë të vërtetën
Sonila Meco: Je një e penduar e Rilindjes?
Brisida Shehaj: Jo skam pse të jem e penduar. Unë kam bërë një punë që unë e gjykoi shumë të mirë. Jam i gatshëm të përballem me këdo për çdo shifër, për cdo gram të atij institucioni. Unë i mbaj mend edhe sot sepse unë punoja nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të natës. Kam bërë më të mirën e mundshme, kjo ishte më e mira e imja. Do isha penduar po të kisha bërë ndonjë gabim, unë nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam bërë asnjë faj