Bloggerja shqiptare Armina Mevlani ka pasur një ide ndryshe se si të vishej në përditshmëri. Nuk kërkoi asgjë në garderobën e saj por shkoi në atë të partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.

E veshur me xhinse të larta dhe me një këmishë të lidhur në mes, Armina ka zbuluar se kjo e fundit nuk është e saja. Me këmishën e tij shkruan Armina teksa tregon veshjen e saj në Instastory

Në këtë mënyrë ajo është veshur gjithë stil dhe mbi të gjitha në këtë mënyrë nuk do ta marrë malli për Shkëlzenin dhe do ti duket sikur e ka pranë çdo moment.