Ambasadorja e SHBA ve Yuri Kim ka zbardhur takimin e saj me kryeministrin Edi Rama, ku thotë se është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, dhe ku nënvizon nevojën e dakordësisë për Reformën Zgjedhore. Ambasada njofton po ashru se është e rëndësishme gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO dhe vend që synon anëtarësimin në BE

Njoftimi i plotë i ambasadës Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO dhe vend që synon anëtarësimin në BE

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD së Basha së shpejti