Kryeministri Edi Rama foli për prishjen e Teatrit Kombëtar, në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se gjithçka kishte ndodhur që të evitohej konflikti, pasi ishte e pamundur një administrim normal nga ana e shtetit.

“Nëse do kishte ndodhur në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës. Duhej evituar kjo përplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e Teatrit Kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptuar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti. Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal.

Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real, tha Rama.