Nata e Kadrit është një ndër netët më të rëndësishme mes 30 ditëve të muajit të Ramazanit, pasi është një natë të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta.

Por ashtu sikurse thuhet edhe në Kuran, nata e Kadrit nuk është e përcaktuar saktësisht pasi mendohet se është në 10 ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit.

Muaji i Ramazanit në Shqipëri, por jo vetëm pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë. Këto ditë përmbajnë brenda tyre natën më të vlefshme dhe më të gjurmuar të gjithë muajit të ramazanit, pra natën e kadrit.

Në Kuran thuhet se agjërimi dhe lutjet në natën e Kadrit, janë më të vlefshme se 1 mijë muaj.

Gjithmonë ka pasur kuriozitet se pse kjo natë është mbajtur e fshehur në një nga dhjetë netët e fundit të ramazanit?

Kjo ndodh sepse është dëshmi që jo çdo besimtar i kushton vëmendjen e duhur mënyrës se si Zoti e ka ndërtuar fenë e Tij. Nëse do ta kishim bërë një gjë të tillë do të kishim kuptuar se nuk ka asgjë të pazakontë në fshehjen e natës së kadrit. Kjo sepse Zoti e ka fshehur atë njësoj siç ka fshehur pranimin e veprave të adhurimit, në mënyrë që të kryejmë sa më shumë prej tyre.

Ai e ka fshehur pranimin e lutjeve në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë ato, por të përpiqemi të kryejmë sa më shumë. Ai e ka fshehur pranimin e pendimit tonë, në mënyrë që ne të jemi gjithnjë në gjendje pendimi. Zoti e ka fshehur prej nesh emrin e Tij më të madh, përmes së cilit është e mundur përmbushja e çdo lutjeje, në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë emrat e tjerë të Tij, por të thellohemi në meditimin e tyre dhe në lutjen e Zotit me to.

Burimi: ismailimail