Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje që të shmangen rreziqet që mund të dèmtojnë unitetin kombëtar. Në një shkrim në Twitter, thotë se po ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit dhe tehksojnë rëndësinë e pròtestave paqësore dhe lirisë së shprehjes.

Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka vërejtur me shqetèsim tensíonin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar. OKB në Shqipëri nënvizon rëndësinë e forcimit të unitetit të kuptimtë kombëtar dhe ndërtimin e besimit midis autoriteteve dhe popullatës, veçanërisht gjatë administrimit të pándemisë Còvid19

Më shumë se kurrë, përpjekjet e shtuara për të siguruar dialog e transparencë dhe dhënia e më shumë kohe për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi mund të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të dèmtojnë unitetin kombëtar.

OKB në Shqipëri vëren rëndësinë e së drejtës së pròtestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike.