“Presidenti ka bërë një hile, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese” Kështu u shpreh në studion e emisionit “Opinion” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. I pyetur, përse nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e godinës së teatrit, Veliaj tha se Presidenti i vendit ka shkuar në vendin e gabuar

“Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jenë të pëlqëimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile” u shpreh Veliaj.

Më tej duke vijuar argumentimin e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se vendimi që Teatri Kombëtar të mos hynte në godinat e mbrojtura është vendosur nga Bujar Leskaj.

Ky urdhri që nuk e ka Teatrin Kombëtar në godinat e mbrojtura është firmosur nga Bujar Leskaj, ish-Ministër i Kulturës në atë kohë” u shpreh Veliaj