Prej 10 vitesh në muajin e shenjtë të Ramazanit ka shtruar një yftar për familjet në nevojë. Por këtë herë në vitin e 11 të të kësaj nisme, për shkak të pandemisë së koronavirusit, në pamundësi të shtrimit të një yftari, mjeshtri i madh i këngës Bujar Qamili ka zgjedhur të jetë pranë 30 familjeve në nevojë të qarkut Shkoder. Ai ka përgatitur pakot ushqimore dhe në bashkëpunim me myftininë e Shkodres ka bërë shpërndarjen e tyre.

Teologu Arben Halluni në emer të këtij institucioni e falenderoi mjeshtrin Qamili që përherë ka ditur të japë shembullin e tij në këto ditë të shënuara për mbarë botën islame

Derë me derë ndihmat shkuan për familjet që në këto ditë të vështira për mbarë botën, janë përballur edhe me më shumë vështirësi ekonomike

Nisma e mjeshtrit Bujar Qamili erdhi pas koncertin të dhënë në bashkëpunim me televizionin Tv 1 Channel në sheshin e Parrucës, në ditët e izolimit si pasojë e koronavirusit. Tradita e bukur e nismave të tilla në muajin e shenjtë të Ramazanit tregon edhe përkushtimin që mjeshtri Qamili përveç artit, i ka kushtuar solidaritet dhe ndihmës për familjet më në nevojë