
Adrian Paci, ish student dhe mik i kryeministrit Edi Rama ka komentuar shkurtimisht marrëdhënien e tij personale me shefin e qeverisë.
Sipas artistit të njohur shqiptar, miqësia e tij ka qenë me Ramën si njeri, jo me Ramën si pushtetar
Krasta: Keni qenë mik i ngushtë i kryeministrit, marrëdhënie e veçantë me dritë-hije, me elementë shumë interesante, keni bërë një gjest që pak njerëz e kanë bërë, të ndahesh me pushtetarin që ai përfaqëson…
Paci: Nuk është e lehtë për mu të shkruaja atë letër dhe ta bëjë publike. Kam pas një marrëdhënie miqësie me Edi Ramën. Por me kryeministrin e Shqipërisë unë nuk ha dreka dhe darka. As me kryetarin e bashkisë. Kam një afiksion personal që herë pas here është fresku, por jo me Edi Ramës sot kur ai u bë i pushtetshëm
Krasta: E njihni mirë artistin Rama edhe kryeministrin Rama, si do të jetë sjellja e tij e mëtejshme. Çfarë prisni?
Paci: Unë kam besim tek fjala si një element transformues. Nuk besoj se fjala ime mund të ndryshojë personin që i adresohem. Ja njoh edhe cilësitë atij njeriu, përveç lëkurës së pushtetarit që unë i kam dalë kundër