Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi k.riminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA.

Hetimi i këtij rasti k.riminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.

Hetimet në lidhje me këtë grup k.riminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi k.riminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj.

Ky grup k.riminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.

Anëtarët e këtij grupi k.riminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Dje, kjo Njësi e Përbashkët Hetimore, me mbështetjen e rreth 300 forcave policore në të gjithë vendin, finalizoi me sukses në kohë rekord prej 17 minutash operacionin për goditjen e gjithë grupit kriminal.