Dy pacientë të identifikuar me COVID-19, kanë ndërruar jetë pak ditë më parë. Këto raste nuk janë klasifikuar si vdekje nga COVID-19, pasi në momentin e transferimit nga Infektivi te urgjenca e QSUT-së, pacientët kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit.
Sipas “News24” viktimat janë një 80 vjeçare me insuficensë respiratore dhe një 50 vjeçar me emrin Valmir.
Bëhet me dije se ata kanë qëndruar mbi 10 ditë te Infektivi dhe më pas u transferuan në reanimacion pa marrë parasysh patologjitë që u ishin shkaktuar nga virusi.
Ministria e Shëndetësisë ndërkohë gjatë përditësimit të të dhënave, ka theksuar se nuk ka asnjë rast të ri vdekje nga COVID-19. Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 948, ku 77% e tyre janë shëruar. Ditën e sotme u shënuan vetëm 2 raste të reja, ndërsa pacientë aktiv numërohen 190