
Analisti Fatos Lubonja në fjalën e tij në protestën e mbledhur një ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ka kërkuar një hetim për Teatrin Kombëtar.
Gjithashtu në fjalën e tij, Lubonja ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me ligjin.
Duhet një protestë dhe një kërkesë të vazhdueshme për nxjerrjen para gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë të parit dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht, deri kur të ikë dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë.
Duhet të protestojmë përpara prokurorisë, që para dokumenteve të qarta të krimit, duhet të japin llogari, tha ai.