Ministri i Brendshëm ka mbledhur në një takim krerët kryesorë të Policisë së Shtetit, drejtorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës.

Burime për Dosja.al sqarojnë se në protestë do të jenë në gatishmëri rreth 1 mijë policë për tu siguruar për mbarëvajtjen e protestës

Takimi vjen disa orë para protestës ku do të jenë Forcat RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe efektivët e Patrullës. Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove.

Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve