Pak para protestës së thirrur nga Aleanca për Teatrin, mësohet se presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e BE-së në Pallatin e Brigadave
Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me takimin e presidentit Ilir Meta me delegacionin e BE-së, ndërkohë që presidenti kujtojmë se ka reaguar ashpër pas shembjes së Teatrit Kombëtar
Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me rrafshimin e Teatrit Kombëtar dhe me dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve, dhe njerëzve të lirë të medias. Meta shprehet se pamjet e sotme të Teatrit janë të ngjashme me kazmat e diktaturës mbi kisha dhe xhamitë
Reagimi i Metës: Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri
Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në 67 mbi kishat dhe xhamitë. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM