
Një gazetare ka mbetur e plagosur nga shashkat e hedhur në protestën e sotme. Burime të Dosja bëjnë me dije se gazetarja e lënduar është Soni Prifti Osmanaj. Mësohet se ajo punon pranë mediat Novia Media dhe ka mbetur e lënduar nga përplasja e ndodhur pak minuta më parë
Ajo ka pësuar një djegie mbi gju ndërsa të pranishmit e tjerë i kanë dhënën ndihmën e parë duke e lyer me jod
Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat