Të folurit me zë të lartë prodhon spërklatë mjaftueshme për t’i transmetuar koronavirusin të tjerëve. Ky është studimi më i fundit për koronavirusin, i publikuar në gazetën “Proccedings of the National Academy of Sciences”. Autorët e studimit shprehen se spërklat mund të qëndrojnë në ajër për 8 minuta ose më shumë

Sipas studiuesve një mililitër lëng përmban pothuajse 7 milion kopje të bakterit të koronavirusit dhe të folurit me zë të lartë për një minutë, mund të prodhojë 1000 spërkla me baktere. Ky studim është bërë për personat asimptomatikë, të cilët nuk shfaqin shenja, por mund të transmetojnë lehtësisht koronavirusin.

“Spërklat gjatë të folurës të personave asimptomatikë me COVID-19, konsiderohen një mënyrë e rrezikshme për përhapjen e koronavirusit”, thuhet në studim.

Gjithashtu të kënduarit ka rrezik për përhapjen e koronavirusit. Studiuesit ndër të tjera kanë dalë në përfundimin se spërklat gjatë të folurës, zvogëlohën në masën 20-34% të masës së tyre reale, sapo shpërndahen në ajër, duke zvogëluar kështu kohën e rënies në tokë. Këto përfundime vijnë në momentin që shumë shtete kanë filluar të lehtësojnë masat shtrënguese, duke lejuar hapjen e bizneseve dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale.

Marrë nga Bussines Insider