Pas kreut të PD, Lulzim Basha, policia ka gjobitur edhe Monika Kryemadhin. Kryetarja e LSI ka qëndruar jashtë orarit të lejuar, tek sheshi i Teatrit Kombëtar
Ndërkaq, policia bën të ditur ka proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit 47 persona
Njoftimi i policisë Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17 30 fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje paautorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar