Gazetari investigativ i njohur Artan Hoxha duke komentuar rastin e disa ditëve më parë, kur një polic u filmua teksa prekte në vende intime një vajzë, thotë se ky rast është i rëndë, por individual
Gazetari dha detaje se polici, i cili më pas u pezullua, ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë
Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkret, sigurisht polici duhet të jetë e kujdesshëm. Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia. Ka policë edhe të vjetër, edhe të rinj
Ai i para disa javëve ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në polici.
Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën. E ka bërë një polic me eksperiencë, i cili flaku karrierën e vet. Policia e Shtetit është një organizatë. Polici duhet të jetë fytyra tha gazetari