Rasti i kéqtrajtimit të adoleshentit nga një grup policësh në kryeqytet, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

E dokumentuar e gjitha me video, ngjarja është vertetë e rëndë dhe kërkon masa ekstreme nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm e qeveria shqiptare.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka ardhur reagimi edhe i nënkryetares së PD Shkodër Greta Bardeli, ish  kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, Bardeli dënon aktin e policëve, ndërsa nënvizon se me artikulimin e tij, kryeministri i vendit përçon veç ténsion, dhùnë e abùzim te vartësit e tij