Kjo fundjavë në zonat e kuqe do të jetë njësoj si ajo e kaluar, sa i përket rregullave për COVID19

Sot dhe nesër në zonat e kuqe lejohen që të dalin nga banesat e tyre pensionitët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç.

Pensionistët lejohen të dalin deri në orën 10 00, ndërsa prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17 30 të pasidites. Ditën e sotme janë hapur dyqanet ushqimore dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ndërkohë të dielën të gjitha aktivitetet do të jenë mbyllur. Po kështu, në këto dy ditë nuk lejohet qarkullimi i makinave.

Bashkitë që janë në zonën e kuqe Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini, Kruja dhe Fieri. Pjesa tjetër e bashkive të gjelbra janë me rregulla të reja, aktualisht lejohet lëvizja deri në 21 00 dhe nuk ka nevojë për autorizime.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi se nga kjo e hëna e javës që vjen do të ketë një hapje totale, por sërish nuk do ketë shërbim të transportit publik, nuk do jenë hapur as aktivitetet kulturore dhe ato spiortive

Po ashtu Rama tha se nëse do ketë rritje të numrave të të infektuarve, askush të mos çuditet nëse do të ketë hapa pas. Rama njoftoi se të dielën do të vendoset se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra