Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon një tjetër incident në Ministrinë e Shëndetësisë, duke u shprehur se djegia e dokumenteve dhe bllokimi i informacionit nuk janë e vetmja gjë që po ndodh në këtë institucion

Spahia thekson se në Ministrinë e Shëndetësisë ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve në katin e katër ku ndodhen zyrat e tenderave, pasi sipas tij, mëngjesin e 15 prillit punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë